UEFA Nations League, Kazakistan 0-0 Shqipëri - FSHF

UEFA Nations League, Kazakistan 0-0 Shqipëri

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja ka zhvilluar pasditen e së dielës ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League në transfertë ndaj Kazakistanit, sfidë e luajtur në orën 15:00, e cila u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Kombëtarja ka tentuar me disa raste dhe aksione të rrezikshme por pa mundur të shënojë golin e avantazhit në portën kazake. Përfaqësuesja jonë do të zhvillojë ndeshjen e radhës të UEFA Nations League po në transfertë, ku në 14 tetor do të luajmë kundër Lituanisë.

Skuadra kombëtare u rreshtua në fushën e blertë me këtë formacion: Berisha (c),Veseli, Gjimshiti, Kumbulla, Dermaku, Trashi (Memolla 82′), Abrashi (Laci ’86), Bare, Kallaku, Manaj (Seferi 82′), Broja.

Kjo është ndeshja e tretë e kuqezinjve në Ligën C, ku kemi fituar në Bjellorusi më 4 shtator 0-2 dhe kemi humbur me rezultatin minimal ndaj Lituanisë në datën 7 shtator në stadiumin “Air Albania”.