UEFA NATIONS LEAGUE/ IZRAEL 2-0 SHQIPËRI - FSHF

UEFA NATIONS LEAGUE/ IZRAEL 2-0 SHQIPËRI

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur sonte në mbrëmje,  ndeshjen e vlefshme për “UEFA NATIONS LEAGUE” Izrael 2-0 Shqipëri, në sfidën e luajtur në stadiumin “Turner Stadium” ora 20:45 në qytetin Beer Sheva. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Christian Panucci ndonëse kanë zhvilluar një lojë të mirë nuk kanë pasur fatin me vete, për marrjen e një rezultati pozitiv.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Strakosha, Hysaj, Xhimshiti, Grezda, Basha (’46 Lilaj), Memushaj, Xhaka, Mavraj (c), Binaku, Uzuni, Balaj (’73 Vrioni).

Kartonë të verdhë: Basha ’44, Xhimshiti ’52, Hysaj ’79/ Dasa ’64, Tëatha ’12
Golat: Tomer Hemed ‘8, Dia Seba ’83.

Përfaqësuesja jonë do të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit të grupit të parë, në ligën C, përballë Skocisë në stadiumin “Loro Borici” më 17 nëntor ora 20:45.

Kjo është renditja e deritanishme në grupin 1:
Izraeli            6 pikë
Skocia           3 pikë
Shqipëria      3 pikë