UEFA mblodhi Sekretarët e Përgjithshëm të 55 federatave për të gjetur zgjidhje për rinisjen e garave kombëtare dhe ndërkombëtare - FSHF

UEFA mblodhi Sekretarët e Përgjithshëm të 55 federatave për të gjetur zgjidhje për rinisjen e garave kombëtare dhe ndërkombëtare

U zhvillua ditën e sotme video-konferenca me pjesëmarrjen e Sekretarëve të Përgjithshëm të 55 federatave anëtare të UEFA-s. Në këtë mbledhje drejtuesit e federatave u njohën me punën e kryer nga grupet e punës në lidhje me opsionet dhe datat e mundshme të rifillimit të aktiviteteve kombëtare dhe të gjitha ndeshjeve ndërkombëtare nga Ekipet A, U-21, U-19, U-17 femra dhe meshkuj.

Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar ishte ajo e kontratave të lojtarëve, afatet e periudhave të transferimeve si dhe afatet e Licensimit të klubeve për kompeticionet kombëtare dhe ato europiane.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, informoi në lidhje me punën e kryer nga Federata e Futbollit për kalendarët e mundshëm të rifillimit të sezonit dhe opsionet që kanë parashikuar në bazë të vendimeve të marra nga UEFA në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv.

Në fund janë marrë këto vendime:

Të gjithë ekipet kombëtare për meshkuj dhe femra nuk do të luajnë ndeshjet e parashikuara për muajin Qershor 2020, për të cilat do të ketë një njoftim të mëvonshëm. Kjo përfshin edhe ndeshjet play-off për UEFA Euro 2020 dhe ndeshjet kualifikuese për UEFA Women’s Euro 2021.

Të gjithë ndeshjet e tjera të kompeticioneve të UEFA-s, përfshirë dhe ndeshjet ndërkombëtare miqësore, do të lajmërohet në një moment të dytë.

Kompeticionet e ekipeve kombëtare për mosha:

  • Europiani U-17 i planifikuar për muajin Maj 2020 është anulluar
  • Europiani i femrave U-19 i planifikuar për Qershor 2020 është anulluar
  • Europiani i femrave U-17 i planifikuar për muajin Maj 2020 është anulluar
  • Europiani U-19 për meshkuj i planifikuar për Qershor 2020 është shtyrë për një njoftim të dytë

Finalja e UEFA Futsal Champions League e planifikuar për muajin Prill 2020 është shtyrë për një moment të dytë.

Afatet e lidhura me kompeticionet e klubeve të UEFA-s për sezonin 2020-2021 shtyhen për një moment të dytë, në veçanti për procesin administrativ dhe për regjistrimin e lojtarëve. UEFA do të vendosë një afat në një moment tjetër.

I jepet më shumë afat kohor federatave anëtare në lidhje me procesin e Licensimit të klubeve kandidate për kompeticionet UEFA