"UEFA Development U-16"/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë të turneut ndaj Gjeorgjisë - FSHF

“UEFA Development U-16″/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë të turneut ndaj Gjeorgjisë

Shqipëria U-16 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka zhvilluar sot në orën 11:00, ndeshjen e dytë të vlefshme për turneun që po organizohet në vendin tonë “UEFA Development Tournament U-16”, me pjesëmarrjen e Gjeorgjisë, Lituanisë dhe Algjerisë. Kuqezinjtë e vegjël janë përballur ditën e sotme me Gjeorgjinë U-16, me rezultatin 1-1 (3-4 me penallti).

Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në Qendrën Sportive Kamëz, është mbyllur me rezultatin 0-1 per gjeorgjianët, të cilët kanë shënuar të parët me anë të Gurtskaia në minutën e 6-të. Përfaqësuesja jonë ka tentuar përmes disa aksioneve por pa mundur të barazojë. Në fraksionin e dytë të lojës, kuqezinjtë kanë mundur të barazojnë më anë të Melsi Cerenit, i cili ka shkënuar në minutën e 94-t, duke barazuar edhe rezultatin. Sipas rregullores së turneut, më pas janë gjuajtur penalltitë por pa sukses, pasi jemi mundur 4-3.

Kombëtarja U-16 në ndeshjen e parë, më datë 25 shkurt ndaj Lituanisë barazoi 2-2. Ndeshja e fundit të UEFA Development do të zhvillohet në datën 1 mars ndaj Algjerisë, ora 14:00, po në Qendrën Sportive Kamëz.

Tekniku Beqiri, e filloi ndeshjen me këtë formacion: Biba (’60 Deda), Cela, Stafa (’68 Zabeli), Merkaj, Abazaj, Deda, Kote (c), Halilaj (’65 Arifi), Neziri, Hysa (’68 Cereni), Toma (’60 Ndreu).

Ndeshja tjetër midis Algjerisë dhe Lituanisë, përfundoi 1-0. Renditja:
Gjeorgjia 5 pikë
Algjeria 3 pikë
Lituania 2 pikë
Shqipëria 2 pikë