UEFA Development Tournament, u luajtën sot në Kamëz dy ndeshjet e para - FSHF

UEFA Development Tournament, u luajtën sot në Kamëz dy ndeshjet e para

Ka filluar ditën e sotme UEFA Develpoment Tournament, një turne për moshat U-15, të cilin UEFA ja ka besuar Federatës Shqiptare të Futbollit për ta organizuar. Ky turne po luhet në Qendrën Sportive Kamëz dhe në të marrin pjesë katër shtete, Shqipëria si vend organizator, Kosova, Estonia dhe Taxhikistani.

Kosovë-Taxhikistan ishte dhe ndeshja hapëse e turneut e luajtur në orën 12:00. Ndeshja u mbyll dhe me rezultatin 8-0 në favor të Dardanëve, të cilët dominuan në çdo aspekt kundërshtarët e tyre aziatik.  Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 me gola të shënuar nga Halimi në minutën e 12-të, Krasniqi në minutën e 13 dhe përsëri Krasniqi në minutën e 27-të. Pjesa e dytë fillon menjëherë me gol, Halimi shënon të katërtin për Kosovën në minutën e 47-të. Krasniqi është i papërmbajtshëm dhe në minutat 52 dhe 57 shënon dy gola të tjerë. Goli i shtatë vjen në minutën e 73-të me autor Reqican dhe goli i fundit shënohet pak sekonda nga fundi nga Hodalli, i cili përmbyll fitoren e thellë 8-0 të bashkombasve të Kosovës.

Kosova: Mala; Halimi, Talla, Thaqi, Bllaca, Toska, Avdullahu, Zeka, Jashari, Krasniqi, Xhaferri. (U aktivizuan: Xhoka, Reqica, Rudari, Dobruna, Shahini, Hashani, Ramushi, Reqica)

Taxhikistan: Sunatullo, Ramzidin, Bilol, Mekhrubon, Abubkr, Dilovari, Abdusattori, Sherzod, Azizjon, Amirkhon, Komron. (U aktivivuan: Sherzod, Mansurdzhon, Surush, Mukhammad, Usmonjon, Adnon, Bakhtiyor, Muhammadjon)

Shqipëri-Estoni ishte ndeshja e dytë e ditës së parë në këtë turne, me kuqezinjtë e trajnerit Armand Dama që kanë zbritur në fushën e lojës në orën 14:00. Kuqezinjtë e vegjël e kanë filluar mirë lojën duke ushtruar presion te porta kundërshtare dhe kanë arritur të konkretizojnë rastet me golin e shënuar në minutën e 5-të nga Kaba. Pas golit skuadra vazhdon të jetë e orientuar në sulm dhe kërkon me ngulm golin e dytë, duke krijuar shumë raste që nuk janë shndërruar në gol. Pjesa e parë mbyllet 1 me 0 me. Fraksioni dytë i lojës nis ashtu si edhe i pari, estonesët në mbrojtje dhe kuqezinjtë në kërkim të dyfishimit. Në minutën e 45-të skuadra jonë ndëshkohet nga një kundërsulm i Estonisë. Pavarsisht rasteve të tjera që u krijuan nga kuqezinjtë, rezultati nuk ndryshoi deri në minutën e 80-të. Skuadrat ju drejtuan penalltive dhe estonesët triumfuan me rezultatin 5-4 nga pika e bardhë e 11 metrave.

Shqipëria: Kiri, Hasanago, Gjergji, Kurti, Çela, Hysa, Vishaj, Syla, Kaba, Xhixha, Guci.

Estonia: Purg; Jepihhin, Altnurme, Cekredzi, Kait, Alteberg, Kond, Ehin, Korjus, Kablik, Onupuu.