“UEFA Development Tournament”, Shqipëria U-17 mbyll turneun në Maltë - FSHF

“UEFA Development Tournament”, Shqipëria U-17 mbyll turneun në Maltë

Përfaqësuesja e Shqipërisë U-17 e ka mbyllur turneun “UEFA Development Tournament” në Maltë me ndeshjen e fundit që kishim në grup ndaj skuadrës së Danimarkës, Shqipëria U-17 0-5 Danimarka U-17.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri nuk kanë mundur të përballen me kundërshtarët danezë, në mënyrë që të arrinin një rezultat pozitiv. Ekipi ynë përfaqësues përballjen me Danimarkën U-17 e filloi me këtë formacion: Bukova, Preka, Zalli, Fejzulla, Mitaj (c), Abazaj, Shehu, Jahiji, Myftiu, Cereni, Alimi.

Rezultatet e Shqipërisë në turneun e U-17 që u zhvillua në Maltë nga datat 4-8 mars 2019:

4 Mars 2019: Maltë 2-0 Shqipëri
6 Mars 2019: Skoci 3-1 Shqipëri
8 Mars 2019: Shqipëri 0-5 Danimarkë