“UEFA Development Tournament”, Shqipëria U-17 humbet ndaj Skocisë - FSHF

“UEFA Development Tournament”, Shqipëria U-17 humbet ndaj Skocisë

Përfaqësuesja e Shqipërisë U-17 ka humbur në ndeshjen e dytë të turneut “UEFA Development Tournament”, Skoci 3-1 Shqipëri. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri, Elvin Beqiri nuk kanë mundur të marrin një rezultat pozitiv përballë skocezëve.

Kjo është ndeshja e dytë e kuqezinjve e vlefshme për turneun që po zhvillohet në Maltë, i cili do të vijojë deri në datën 8 mars. Shqipëria në ndeshjen e orës 11:00, luajti me këtë formacion: Bukova, Qarri, Preka, Zalli, Ndoj, Lushaj, Mitaj (c), Abazaj, Shehu, Cereni, Arapi. Golin e vetëm për përfaqësuesen tonë e shënoi Arapi.

Kalendari i ndeshjeve në këtë turne:
4 Mars 2019: Maltë 2-0 Shqipëri
6 Mars 2019: Skoci 3-1 Shqipëri
8 Mars 2019: Shqipëri-Danimarkë