UEFA Development Tournament/ Shqipëria U-16 e femrave fiton 3-1 ndaj Lituanisë në "Air Albania Stadium" - FSHF

UEFA Development Tournament/ Shqipëria U-16 e femrave fiton 3-1 ndaj Lituanisë në “Air Albania Stadium”

Shqipëria U-16 e drejtuar nga trajneri Agustin Kola, ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Lituanisë në ndeshjen e zhvilluar sot në orën 14:00, në stadiumin “Air Albania” Tiranë.

Kjo ishte përballja e parë e vajzave kuqezi në kuadër të turnet që UEFA i ka besuar FSHF-së. Ka qenë Lituania ajo që ka hapur serinë e golave në minutën e 17-të me anë të Kriauciunaite. Më pas vajzat kuqezi kanë reaguar, duke gjetur golin e barazimit me anë të një penalltie të ekzekutuar me sukses nga A. Iliadhi në minutën e 31-të. Në minutën e 39, Shqipëria U-16 e femrave kalon në avantazh me anë të S.Qosja dhe me rezultatin 2-1 mbyllet pjesa e parë e lojës. Fraksioni i dytë ka folur sërish për përfaqësuesen tonë, ka qenë sërish S.Qosja që ka realizuar në minutën e 51-të dhe me rezultatin 3-1 mbyllet edhe sfida jonë e parë në këtë turne që po zhvillohet në “Air Albania Stadium” dhe “Elbasan Arena”.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Spaho, Memija, Iliadhi (c), Maxhalaku, Tori, Shahaj, Mema, Tanushi, Coka, Qosja, Danaj.

Sfida tjetër e këtij turneu është zhvilluar sot në orën 14:00, stadiumi “Elbasan Arena”, Mali i Zi 2-0 Gjeorgji.

Ndeshja e radhës për vajzat kuqezi do të luhet në datën 13 shkurt ora 14:00 në “Air Albania Stadium” ndaj Gjeorgjisë. FSHF fton të gjithë sportdashësit të mbështesin vajzat e reja në shkallët e stadiumit, pasi hyrja është Falas.