UEFA B, diplomohen 35 trajnerët e parë për 2020 - FSHF

UEFA B, diplomohen 35 trajnerët e parë për 2020

Sektori i Edukimit pranë Federatës së Futbollit, ka përfunduar kursin UEFA B, numër 33, që u zhvillua në Shkollën e Trajnerëve në Qendrën Sportive Kamëz. Në këtë kurs morën pjesë 35 trajnerë, të cilët ndoqën plot 120 orë mësimore, sipas kurrikulës së përgatitur nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n.

Licensa UEFA B, është e para për vitin 2020. Trajnimi i trajnerëve ka filluar në datën 6 janar dhe ka përfunduar sot, ku dhe kanë marrë diplomat përkatëse. Teknikët që u certifikuan sot, mund të trajnojnë në ekipet e grupmoshave, pra tek fëmijët dhe të rinjtë. Diplomat për trajnerët e diplomuar, janë shpërndarë nga drejtuesit e sektorit të Edukimit në FSHF, Astrit Maçi dhe Alban Tafaj.

Ditën e hënë, datë 3 shkurt, vijon kursi numër 34 i UEFA B.