U21/ SHQIPËRIA HUMBET NË SPANJË - FSHF

U21/ SHQIPËRIA HUMBET NË SPANJË

Përfaqësuesja e Shqipërisë U-21 ka humbur në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit të kësaj moshe përballë vendasve të Spanjës me rezultatin 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në El Arcangel – Cordoba sonte ora 20:00.
Spanjollët kaluan në avantazh në minutën e 5-të me anë të Mikel Oyarzabal, me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë dhe në fraksionin e dytë, ekipi spanjoll shënoi në minutën e 56-të dhe 90+2 me anë të Mayoral dhe Mir.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Bushi nuk mundi të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të grupit të dytë eliminator.
Spanjë-Shqipëri, u luajt me këtë formacion:

Kjo është renditja e grupit 2:
Spanja 21 pikë
Sllovakia 12 pikë
Islanda 11 pikë
Irlanda e Veriut 11 pikë
Shqipwria 6 pikë
Irlanda e Veriut 1 pikë