Sot ne oren 12:00 dy futbollistet e kombetares U21, Ylber Ramadani dhe Kristal Abazaj, kane dale ne nje konference per shtyp, ne prag te ndeshjes se vlefshme eliminatore Shqiperi-Islande me 10 tetor ne “Elbasan Arena”.
Ramadani ne fjalen e tij u shpreh: “Prej fillimit të Europianit objektivi ishte vendi i dytë, ose vendi i parë. Kemi një ekip të mirë me një grup cilësor. Jemi paraqitur mjaft mirë, edhe pse në dy ndeshjet e para na ka munguar fati. Kemi lojtarë shumë të mirë në ekip që mund ti shërbejnë edhe Kombëtares A, por është trajneri që i merr vendimet. Ne do të mendojmë të hyjmë në çdo ndeshje për të fituar dhe për të arritur objektivat tonë. Islanda është favorite përpara nesh, por ne do të hyjmë në fushë që të japim maksimumin dhe të marrim rezultat. Gjithashtu i ftoj të gjithë tifozët të vijnë në stadium se janë forca jonë. Ëndrra ime është Kombëtarja A. Kristal Abazaj ne fjalen e tij theksoi: “Ndihem në formë shumë të mirë. Përsa i përket Dyrmishaj, mungesa e tij është humbje e madhe, por kemi shumë lojtarë të aftë që mund të zëvendësojnë. Nuk ka rëndësi se ku do të luaj. E rëndësishme është të jemë në fushë dhe të japë më të mirën. Krahu ku unë luaj është i djathtë, por edhe në qëndër nuk e kam problem. Jam i bindur që do të bëjmë një lojë shumë të mirë. Islanda është ekip i fortë sic tha edhe ramadani mbështetja e tifozëve është thelbësore. Besoj se do të marrim një rezultat të mirë.Kombëtaren A do ta arrij me punë dhe sakrificë. Te jem pjesë e tyre është një ëndërr për mua që besoj se do ta realizoj me atë cka do të jap. Për tifozët i thëm që të vinë të na mbështesin është shumë e rëndësishme për ne. Me ta ne jemi akoma edhe më të fortë.”

















