U19, Bogdani ne konference per shtyp - FSHF

U19, Bogdani ne konference per shtyp

Diten e sotme trajneri i kombëtares shqiptare U-19, Erjon Bogdani, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për 3 ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian që do të luhen gjatë datave 4-10 tetor në Shqipëri. Ne stadiumin “Selman Stermasi”. Permes nje konference per shtyp paraditen e sotme ku shoqerohej nga zedhenesja e FSHF-se, Jona Dervishi, Bogdani ka vendosur të grumbulloje afersisht te njejtet lojtarë që ka testuar në grumbullimet e mëparshme. Tre kundershtaret e Shqiperise do te jene Ukraina, Mali i Zi dhe Norvegjia. “Para një viti kemi deklaruar si objektiv të nxjerrim sa më shumë lojtarë për ekipin U21 dhe Kombëtaren e madhe. Objektivi në këto 3 ndeshje është të japim maksimumin dhe më pas të shohim si jemi paraqitur. Kemi në grup 3 skuadra të forta, pasi Ukraina dhe Norvegjia kanë qenë mes 8 më të mirave në Europë, megjithatë kemi dicka pozitive në listë pasi janë 9 lojtarë të vitit 2000 që do prezantohen mirë por janë më të vegjël se lojtarët e rivalëve. Këto lojtarë do të jenë baza për vitin tjetër në të cilin pretendojmë të prezantohemi më mirë dhe të kualifikohemi”, u shpreh Bogdani.

4 tetor 2017

Ukraine-Shqiperi

Norvegji-Mali i Zi

 

7 tetor 2017

Mali i Zi – Shqiperi

Ukraine- Norvegji

 

10 tetor 2017

Shqiperi-Norvegji

Mali i Zi-Ukraine

lista e u19 a


Duke kontrolluar karten...