Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-17 e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic ka humbur në ndeshjen e dyte të turneut zyrtar të UEFA-s, Spanje U17 1-0 Shqiperia U17, të vlefshëm për kualifikueset e kampionatit Europian të kesaj grupmoshe. Kjo perballje ndaj nje kundershtari shume te forte te kuqezinjve ka qene dinjitoze ku kemi kerkuar avantazhin disa momente por jemi ndeshkuar ne minuten e 77 nga spanjollet e U17. Ndeshja u zhvillua ne stadiumin “Selman Stermasi” ne oren 12:00. Kujtojme, kjo ishte ndeshja e dyte e turneut qe po zhvillohet ne vendin tone.
19 tetor
12:00 Spanjë 3-0 Lihtenshtejn “Niko Dovana”
14:00 Shqipëri 0-1 Kroaci “Selman Stermasi”
22 tetor
12:00 Spanjë 1-0Shqipëri “Selman Stermasi”
14:00 Kroaci 6- 0 Lihtenshtejn “Elbasan Arena”
Renditja e grupit
Kroaci 6 pike
Spanje 6 pike
Shqiperi 0 pike
Lihtenshtejn 0 pike
25 tetor
14:00 Kroaci-Spanjë “Elbasan Arena”
14:00 Lihtenshtejn-Shqipëri “Selman Stermasi”

















