U16 turneu UEFA ne Serbi - FSHF

U16 turneu UEFA ne Serbi

Perfaqesuesja Under 16 e Shqiperise ka zene vendin e trete ne turneun  e organizuar nga UEFA dhe zhvilluar ne Serbi. 

Ne kete veprimtari moren pjese Serbi, Bullgari, Maqedoni dhe Shqiperi. Ne takimin e pare Serbi-Shqiperi 2-0 lojtaret tane kane zhvilluar nje loje me nivel te kenaqshem por ne momentet me te rendesishme kane gabuar duke i dhene mundesi moshatareve serbe te realizojne dy here radhazi.

Takimi Maqedoni-Bullgari ka perfunduar 1-1, por me penallti te realizuara me sakte (5-3) maqedonasit e vegjel kane arritur ne finale te cilen e kane humbur perballe Serbise me rezultatin e thelle 10-0.

Ne ndeshjen per vend te trete kuqezinmjte tane kane luajtur mjaft mire kunder Bullgarise duke e fituar takimin 1-0 me gol te shenuar nga Kabuni me 11 metersh. Ne perfundim kupa e vendit te trete ka perfunduar ne duart e te rinjve tane.

Kete trofe e ka dorezuar vete presidenti i UEFA-s Michel Platini i cili shoqerohej nga presidenti i FSHF-se Armand Duka dhe zevendesi i tij Bujar Kasmi.