U16 / Shqipëria grumbullohet për turneun UEFA Development 2019 - FSHF

U16 / Shqipëria grumbullohet për turneun UEFA Development 2019

Kombëtarja shqiptare e 16 vjeçarëve e drejtuar nga Elvin Beqiri ka filluar ditën e sotme grumbullimin në kompleksin Tropikal, në qytetin e Durrësit, për tu stërvitur dhe testuar në prag të pjesëmarrjen në turneun UEFA Development. Ky turne do të zhvillohet nga data 3 deri në 8 Prill 2019 në Slloveni, me kuqezinjtë e vegjël të cilët do të përballen me Perunë, Italinë dhe Slloveninë.

Shqipëria U16 do të qëndrojë në qytetin e Durrësit deri në datë 3 Prill, për të udhëtuar më pas drejt Sllovenisë ku më datë 4 Prill do të luajnë dhe ndeshjen e parë në këtë turne ndaj Perusë në orën 16:00. Ndeshjen e dytë në grup kuqezinjtë do ta zhvillojnë kundër Italisë më datë 6 Prill në orën 16:00 për ta përmbyllur UEFA Development 2019 me ndeshjen kundër vendasve të Sllovenisë në 8 Prill në orën 11:00.

Për këtë turne, trajneri Elvin Beqiri ka grumbulluar 23 lojtarë, 22 prej të cilëve janë të datëlindjes 2003 dhe vetëm një i datëlindjes 2004, Renaldo Torraj, që luan për Tottenham.