U15/ SHQIPËRIA HUMBET MIQËSOREN E PARË ME MAQEDONINË 1-2 - FSHF

U15/ SHQIPËRIA HUMBET MIQËSOREN E PARË ME MAQEDONINË 1-2

Shqipëria U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj është mundur 1-2 nga fqinjët e Maqedonisë në miqësoren e zhvilluar sot në orën 16:00 në stadiumin “Skënderbeu” Korçë. Kjo është miqësorja e parë në kuadër të dy ndeshjeve të planifikuara miqësore. Miqësorja e dytë do të zhvillohet pas dy ditësh në datën 20 shtator në stadiumin “Biljanini” në Ohër po në të njëjtin orar. Kuqezinjtë kanë luajtur një ndeshje të barabartë përballë bashkëmoshatarëve të tyre, por nuk kanë mundur të jenë të saktë dhe të finalizojnë.
Përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ujka, Kreka, Rahimi, Stafa, Abazaj, Cipi, Kote, Istrefaj, Ndreu, Cereni, Begotaraj.
Golat: Cereni ’27/ Gjirgjiev ‘2; ’68 Ibrahimi
Kartonë të verdhë: Bajraktari ’45, Cereni ’68, Kreka ’70/ Zekjiri ’60