Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi dhe kapiteni Keidi Bare, kanë dalë sot në një konferencë për shtyp në stadiumin “Elbasan Arena” ora 11:00, ku kanë folur për tre ndeshjet miqësore të kësaj përfaqësuese, që do të zhvillohen në harkun e datave 28 maj-5 qeshor.
1. Shqipëri vs Bosnje & Hercegovinë, 28 maj ora 19:00 “ElbasanArena “
2. Shqipëri vs Bjellorusi, 5 qershor ora 19:00 “ElbasanArena “
3. Shqipëri vs Bjellorusi, 8 qershor ora 19:00 “ElbasanArena “
Në fjalën e tij kapiteni Bare, u shpreh:-“ Natyrisht cdo ndeshje është ë rëndësishme, si miqësoret si ndeshjet zyrtare, ne do të japim maksimumin që të arrijmë një fitore në miqësoren e parë ditën e nesërmë ndaj Bosnje-Hercegovinës në orën 19:00. Për mua është njëlloj si kombëtarja U-21 dhe kombëtarja A, shkallët ngjiten me rradhë. Në ekipin përfaqësues janë afruar futbollistë të rinj, me të cilët do të ambjentohemi, kanë cilësi dhe është dicka e mirë. Besoj dy vitet e fundit, kombëtarja U-21 ka rritje në cilësi dhe po i shërben kombëtares A.”-përfundoi fjalën e tij Bare.
Trajneri Alban Bushi u shpreh:” Ndeshjet miqësore zhvillohen për të testuar futbollistët, kemi marrë shumë futbollistë të rinj, kemi rinovuar 90 % të skuadrës. Përzgjedhja që ne kemi bërë është e mirë, fakti që ekipi kombëtar ka grumbulluar Selmanin,kjo tregon cilësinë, është bërë një punë e mirë nga i gjithë stafi i ekipit kombëtar, kemi shumë lojtarë të talentuar që trajneri Panucci i ka në vëzhgim dhe do ti afrojë në përfaqësuesen A. Në eliminatorët e rradhës pavarësisht se kemi ende ndeshje për të zhvilluar, me eksperiencën e fituar do të synojmë kualifikimin. Sa i përket ndeshjes së parë miqësore që kemi nesër ndaj Bosnje-Hercegovinës kemi të bëjmë me nje kundërshtar relativisht të fortë. Na vlejnë këto përballje për tu përmirësuar në vijimësi ndaj kemi afruar futbollistë të rinj me cilësi shumë të mira.”-përfundoi fjalën e tij trajneri U-21, Alban Bushi.

















