U-21/ Shqipëria luan ndeshjen kualifikuese ndaj Anglisë në "Loro Boriçi" - FSHF

U-21/ Shqipëria luan ndeshjen kualifikuese ndaj Anglisë në “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e futbollit, grupmosha U-21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka zhvilluar sonte në mbrëmje ndeshjen kualifikuese ndaj Anglisë U-21, në stadiumin “Loro Boriçi” ora 19:00. Kjo sfidë zyrtare u mbyll me rezultatin Shqipëri 0-3 Angli.

Në pjesën e parë përballja e kuqezinjve ndaj Anglisë U-21 u mbyll me rezultatin 0-2, me gola të shënuar nga Foden’22 dhe Gallagher ’43. Fraksioni i dytë i lojës nuk do të fliste per shpresat, ndonëse kanë tentuar disa herë të gjejnë portën kundërshtare. Anglezët në minutën e fundit të shtesës ka shënuar edhe golin e tretë me anë të Nelson.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Hoxha, Maloku, Sula, Kallaku (C), Kolaj, Pellumbi, Mersinaj, Cokaj, Xhixha, Mala, Bajrami.