U-21/ Shqipëria humbet ndaj Turqisë në "Elbasan Arena" - FSHF

U-21/ Shqipëria humbet ndaj Turqisë në “Elbasan Arena”

Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, është mundur 1-2 nga Turqia U-21, në ndeshjen e zhvilluar sot në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena” Elbasan. Ndeshje e vlefshme për eliminatoret e EURO 2021.

Kuqezinjtë e Bushit kanë zhvilluar një loje të mirë por pa arritur dot të marrin një rezultat pozitiv. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, ku përfaqësuesja turke shënoi e para në minutën e 11-të me Yuksel dhe ekipi ynë baraspeshoi rezultatin 9 minuta më pas me Tafën. Në pjesën e dytë kemi sulmuar disa herë portën kundërtshtare por pa mundur të shënojmë dhe në minutën e 78-të, Turqia kalon në avantazh me anë të Ozcan.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Dajsinani, Kryeziu, Maloku, Tafa, Kallaku (Zeka 84’), Imeri (Shefiti 76’), Vrioni, Muçolli (Selahi 76’), Shehu, Mala (Sahiti 66’), Bajrami