U-21/ Shqipëria fiton 3-1 ndaj Uellsit në miqësoren e dytë - FSHF

U-21/ Shqipëria fiton 3-1 ndaj Uellsit në miqësoren e dytë

Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Uellsit në miqësoren e dytë përballë kombëtares së Uellsit, zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” ora 15:00.

Pjesa e parë e ndeshjes ka dalë me rezultatin 2-0, golat për kuqezinjtë i kanë shënuar Bullari në minutën e 8-të dhe Mala në minutën e 15-të. Pjesa e dytë ka folur sërish për kombëtaren tonë ku sulmuesi i ri Armando Broja ka shënuar në minutën e 69-të. Golin e vetëm Uellsi e ka shënuar në minutën e 90+1 të kohës shtesë. Kombëtarja e filloi ndeshjen me këtë formacion: Hoxha, Tafa, Maloku, Pëllumbi, Kumbulla, Shehu, Zejnullahu, Mala, Kallaku, Xhixha, Bullari.

Kjo ishte fitorja e dytë në harkun e tre ditëve, ku në miqësoren e parë shpresat fituan me rezultatin 2-1 në “Selman Stermasi”.