U-21 / Prag ndeshjet me Francën dhe Austrinë, Bushi: “Disa elementë janë gati për Kombëtaren A” - FSHF

U-21 / Prag ndeshjet me Francën dhe Austrinë, Bushi: “Disa elementë janë gati për Kombëtaren A”

Trajneri i Kombëtares shqiptare të 21 vjeçarëve, Alban Bushi, ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp, për të shpallur listën e lojtarëve për ndeshjen miqësore me Francën në 5 Shtator dhe kualifikuesen me Austrinë në 9 Shtator në Niko Dovana në orën 16:00.

Në prag të dy ndeshjeve që Shqipëria U-21 do të luajë në fillim të shtatorit, trajneri Bushi u shfaq optimist për të ardhmen e skuadrës së tij, dhe nuk harroi të vlerësojë elementët e talentuar që ka në skuadër, të cilët shumë shpejt mund të jenë lojtarë të Kombëtares së madhe.

“Kam në skuadër shumë lojtarë që janë pretendent për ekipin Kombëtar, pothuajse të gjithë këta lojtarë që janë në këtë listë mund të luajnë pa problem në Kombëtare në 2-3 vitet e ardhshme. Trajneri Reja ka dashur ti ketë në skuadër një pjesë të këtyre elementëve por në bashkëpunim me Drejtorinë e Ekipeve Kombëtare vendosëm që të qëndrojnë me ne për Francën dhe Austrinë dhe në të ardhmen do të jenë pjesë e skuadrës së Rejas”.

Kundërshtari rradhës në garën kualifikuese është Austria, dhe Bushi është i qartë në idetë e tij për atë që do kërkoj skuadra. “Do të mundohemi të marrim 3 pikët ndaj Austrisë pasi nëse nuk i marrim na nxjerr jashtë loje. Ka pasur futbollistë që ka pasur në Europian dhe ka ekip të fortë. Ndaj ekipeve të forta ne kemi treguar se dimë të shënojmë. Ndeshja me Francën ndërkohë do të na shërbejë shumë, sepse këta lojtarë kanë nevojë të luajnë me skuadra të mëdha dhe të marrin  eksperience dhe më pas ndeshen më lirshëm me kundërshtarë që janë nën nivelin e Francës. Kjo ishte dhe arsyeja se përse e bëmë këtë ndeshje. Skemën që do të përdorim me Francën do ta përdorim edhe me ndeshjen me Austrinë”.