U-21 / Ndryshime në listën e trajnerit Bushi - FSHF

U-21 / Ndryshime në listën e trajnerit Bushi

Shqipëria U-21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, është duke kryer përgatitje intensive për ndeshjen miqësore me Francën në transfertë dhe atë kualifikuese me Austrinë më 9 Shtator në Niko Dovana.

21 vjeçarët kuqezi janë grumbulluar dhe stërvitur në Amiens të Francës ku do të luajnë nesër miqësoren me Francën në orën 20:45. Pas kthimit nga Franca skuadra do të kthehet në Elbasan ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen me Austrinë.

Ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën e Bushit. Lindon Selahi për shkak dëmtimi është larguar nga grumbullimi dhe nuk do të jetë i disponueshëm për këto dy ndeshje dhe në vend të tij është grumbulluar Emir Sahiti nga nga skuadra e Hajduk Split.