U-21 / Konferencë për shtyp, flasin Ademi dhe Çokaj (VIDEO) - FSHF

U-21 / Konferencë për shtyp, flasin Ademi dhe Çokaj (VIDEO)

Shqipëria e 21 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, ka filluar prej dy ditësh përgatitjet në qytetin e Elbasanit në prag të ndeshjes kualifikuese ndaj Kosovës. Ndeshja ndaj bashkombasve të Kosovës do të zhvillohet më 15 Tetor, në orën 18:00, në “Elbasan Arena”.

Ditën e sotme për të folur për përgatitjen e kësaj ndeshjeje kanë dalë në konferencë për shtyp Albion Ademi dhe Enis Çokaj. Ademi u shfaq optimist për ndeshjen e rradhës eliminatore dhe klimën që ka gjetur në skuadër: “Atmosfera në skuadër duket shumë e mirë dhe jemi gati për të luajtur kundër Kosovës. Besoj se do ta fitojmë këtë sfidë. Synimi ynë kryesor është të marrim tre pikët. Kjo është një sfidë e rëndësishme dhe do të ishte një fitore e madhe për ne”.

Enis Çokaj nuk harroj ti bëj një ftesë tifozëve për ta mbështetur skuadrën në ndeshjen e rradhës: “Atmosfera është shumë e mirë në skuadër. Po punojmë fort për të qenë në maksimum dhe të marrim pikët e plota kundër Kosovës. Po e presim em padurim këtë sfidë. Skuadrës nuk i ka munguar asgjë, ka shumë kualitet brenda. Edhe trajneri është shumë i mirë, thjesht duhet kohë. Rezultatet do të vijnë shumë shpejt. Tifozët janë të rëndësishëm dhe i ftoj të na mbështesin. Në çdo ndeshje e kemi detyrim fitoren. Do të futemi në fushë të marrim maksimumin dhe shpresoj te një rezultat sa më i mirë”.