U-20, humbet ndeshjen miqësore në Gjeorgji - FSHF

U-20, humbet ndeshjen miqësore në Gjeorgji

Ekipi përfaqesues mosha U-20 ka humbur në ndeshjen miqësore të luajtur në Gjeorgji 3-0, sot më oren lokale 14:00 në stadiumin “David Pettiashvili Area”. Kuqezinjtë e drejtuar në këtë përballje nga trajneri Alban Bushi nuk kanë mundur të marrin një rezultat pozitiv. Golin e parë e kemi pësuar në minutën e 10 dhe kemi humbur një penallti ku Agim Zeka nuk mundi ta finalizonte me sukses në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë futbollistët nuk kanë bërë mirë, duke krijuar shumë hapësira për kundërshtarin duke pësuar 2 gola të tjerë në minutën e ’69 dhe ’73. Kjo ndeshje testuese do ti shërbejë Bushit për të krijuar një ide për cilesitë e futbollistëve që mund të bëhen pjesë e ekipit përfaqësues U-21.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Mario Dajsinani (’75 Tafa), Leonardo Maloku (’55 Duka), Ilirian Ceka (’55 Hoxha), Shaqir Tafa (c) (Nuri ’55), Arber Basha (’65 Marishta), Kristjan Bushaj, Agon Mucolli (’65 Bushi), Rubin Hebaj, Emir Sahiti (’65 Asllani), Agim Zeka, Valdrin Mustafa