U-19/ Turneu zyrtar i UEFA-s, Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Greqisë - FSHF

U-19/ Turneu zyrtar i UEFA-s, Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Greqisë

Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka humbur në ndeshjen e zhvilluar, në ndeshjen e zhvilluar sonte në mbrëmje në orën 19:30, ndaj Greqisë me rezultatin 5-1. Kjo ndeshje e vlefshme për turneun zyrtar të UEFA-s, që po zhvillohet në Belgjikë, është zhvilluar në “KRC Genk Arena – Stadium B”.

Pjesa e parë ka qenë mjaft e luftuar nga kuqezinjtë, por pa sukses në minutën e 13-të Greqia arriti të shënonte me anë të Tzimas, dhe me këtë rezultatin mbyllet pjesa e parë. Në fraksionin e dytë të përballjes së U-19, ekipi kundërshtar ka shënuar në minutat e 59, 72,85 dhe 88 me anë të: Vagiannidis, Vrakas, Liavas, Athanasakoupoulos. Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Armando Dobra në minutën e 81-të.

Përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Malaj, Shiba, Hoxha, Pici, Morina, Rrapaj, Bullari, Broja, Ndrecka, Beqja, Muci. Kombëtarja U-19 do të zhvillojë edhe 2 ndeshje për këtë turne zyrtar:

16 nëntor/Belgjikë-Shqipëri
19 nëntor/ Shqipëri-Islandë