Finalja e Kategorisë Superiore U-19, sezoni 2017-2018 do të zhvillohet midis Vllaznisë dhe Flamurtarit. Ditën e hënë janë zhvilluar dy ndeshjet gjysëmfinale, përkatësisht:
Vllaznia U-19 0-0 Teuta U-19 (3-2) me penallti, e zhvilluar në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz ora 17:00.
Partizani U-19 0-0 Flamurtari U-19 (4-5) me penallti, e zhvilluar në Pezë ora 17:00.
Është dashur gjuajtja e penalltive që të përcaktoheshin ekipet finaliste, ku Vllaznia ka mundur Teutën dhe Flamurtari ka mundur Partizanin po me penallti. Finalja për të përcaktuar ekipin kampion të Kategorisë Superiore U-19, për sezonin 2017-2018 do të zhvillohet ditën e enjte datë 31 maj ora 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

















