U-19 / Shqipëria mund Olimpja Lubjanën - FSHF

U-19 / Shqipëria mund Olimpja Lubjanën

Shqipëria U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka fituar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e tretë në grup në “International Memorial Tournament”, turne ky që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Ndeshja ka qënë në dominimin e skuadrës së Dedes që ka zhvilluar një lojë sulmuese duke kërkuar vazhdimisht portën kundërshtare. Golat për Shqipërinë janë shënuar nga Muçi në minutën e 55-të me penallti dhe Ibrahimi ka shënuar në minutën e 66-të golin e dytë. Ky turne do të mbyllet nesër me ndeshjen për vendin e 5-stë ku kuqezinjtë e Dedes do të luajnë përballë Kroacisë U-19 në orën 09:45.

Shqipëria U-19 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Malaj, Rexhepi, Selishta, Hida, Beqja, Rrapaj, Ibrahimi, Muçi, Prenga, Shimaj, Beu.