U-19/ Shqipëria mbyll turneun zyrtar të UEFA - FSHF

U-19/ Shqipëria mbyll turneun zyrtar të UEFA

Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka mbyllur turneun zyrtar të UEFA-s, që u zhvillua në Belgjikë. Shqipëria bënte pjesë në grupin e 4-t, së bashku me vendasit belgë, Islandën dhe Greqinë.

Për kuqezinjtë nuk ka qenë një periudhë e mirë përsa i përket rezultateve të arrira në këtë raund kualifikues. Këto janë rezultat e kombëtares sonë:
13 nëntor/ Greqi 5-1 Shqipëri
16 nëntor/ Belgjikë 2-1 Shqipëri
19 nëntor/ Shqipëri 2-4 Islandë

Kjo është renditja e grupit:
Belgjika 9 pikë
Islanda 6 pikë
Greqia 3 pikë
Shqipëria 0 pikë