U-19 / Shqipëria fillon grumbullimin për miqësoren me Poloninë (VIDEO) - FSHF

U-19 / Shqipëria fillon grumbullimin për miqësoren me Poloninë (VIDEO)

Shqipëria U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar ditën e sotme grumbullimin për ndeshjen miqësore ndaj Polonisë, ndeshje që do të zhvillohet më datë 14 Tetor, në orën 14:00, në stadiiumin “Selman Stërmasi”.

Kuqezinjtë janë grumbulluar në qytetin e Durrësit, ku do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore përpara këtij testi të fundit që Dede ka planifikuar përpara turneut eliminator të muajit nëntor. Në urdhërat e trajnerit Dede janë plot 23 lojtarë, një pjesë e rëndësishme e të cilëve ka qënë edhe në grumbullimet e tjera që janë zhvilluar gjatë këtij viti. Për këtë miqësore me Poloninë ka edhe emra që vijnë për herë të parë, si Pajaziti nga Fulham apo Dobra nga Ipswich. Të gjithë lojtarët do të vëzhgohen me kujdes nga stafi teknik me fokus ndeshjet kualifikuese të muajit nëntor ku Shqipëria do të luajë me Belgjikën, Islandën dhe Greqinë. Turneu “Qualifying Round” do të zhvillohet në Belgjikë nga data 13 deri në 19 Nëntor 2019.

Lista për miqësoren me Poloninë: