U-19/ Shqipëria barazon në miqësoren e parë në Bosnje-Hercegovinë - FSHF

U-19/ Shqipëria barazon në miqësoren e parë në Bosnje-Hercegovinë

Kombëtarja e Shqipërisë, mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka barazuar 0-0 në miqësoren e zhvilluar pasditen e sotme në Medugorje, në qendrën sportive të Bosnje-Hercegovinës.

Miqësorja e parë e U-19, filloi në orën 17:30 dhe do të pasohet edhe nga një ndeshje tjetër miqësore ndaj Bosnjes, në datën 9 shtator. Shqipëria në të dyja pjesët ka sulmuar portën e kundërshtarit por pa mundur të gjejmë golin e fitores. Kuqezinjtë e filluan miqësoren me këtë formacion: Toska, Shiba, Mero, Hoxha, Pici, Morina, Karica, Gjini, Dobra, Muci (c), Cuni.