U-19/ Livio Malaj dhe Blerind Morina në konferencë për shtyp - FSHF

U-19/ Livio Malaj dhe Blerind Morina në konferencë për shtyp

Shqipëria e 19 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar përgatitjet në prag të turneut zyrtar të UEFA-s i cili do të zhvillohet në Belgjikë. Kuqezinjtë në këtë turne që zhvillohet nga data 13 deri në 19 nëntor do të luajnë ndaj vendasve të Belgjikës, Greqisë dhe Islandës.

Portieri i Shqipërisë U-19, Livio Malaj, i cili aktivizohet në radhët e Partizanit u shpreh:”Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Shokët e skuadrës thuajse kanë ardhur të gjithë, po stërvitemi sipas programit të trajnerit Dede dhe ndihem në formën optimale. Sa i përket turneut, po shkojmë për një paraqitje sa më të mirë në Belgjikë. Me këtë skuadër kemi gati 1 vit, që jemi të gjithë bashkë, përpos këtij fakti, jemi shumë shokë edhe jashtë kombëtares. Harmonia është pozitive dhe kjo do ta ndihmojë skuadrën tonë të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze në turne. Ne kemi elemente cilësore në skuadrën kombëtare dhe do shkojmë si të barabartë me kundërshtarët tanë, i kemi të gjitha shanset që të kualifikohemi në Elite Round.”

Blerind Morina në fjalën e tij u shpreh: “Këto ditët e para të grumbullimit me skuadrën kombëtare U-19 po shkojnë shumë mirë. Jemi prej 1 viti bashkë dhe njihem mirë me të gjithë shokët e ekipit. Në fakt në kombëtare më shumë shoqëri kam me Livio Malajn dhe Ernest Muçin.”