Kombetarja U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka humbur ne ndeshjen e pare ne grupe te vlefshme per eliminatoret e Europianit te kesaj grupmoshe, Ukraine 1-0 Shqiperi e zhvilluar ne kryeqytet ne stadiumin “Selman Stermasi”.
Ndonese ekipi perfaqesues zhvilloi nje loje te mire nuk ia doli te merrte nje rezultat pozitiv, golin e pesuam ne minuten e 30 te pjeses se pare. Bogdani per ndeshjen e pare te vlefshme per grupin e 12 ku bejme pjese hodhi kete formacion: Qirko, Cela, Abara, Gjura, Rama, Rada, Burba, Myrteza (’78 Metolli), Berisha (’63 Haxhiu), Kumbulla, Lleshi (’74 Gkertsos).
Shqiperia U-19 ndeshjen e rradhes do ta zhvilloje ne daten 7 tetor ora 12:00, Mali i Zi – Shqiperia, stadiumi “Selman Stermasi”.
Klasifikimi:
Norvegjia 3 pike
Ukraina 3 pike
Shqiperia 0 pike
Mali i Zi 0 pike


















