U-19, fitore me Uellsin - FSHF

U-19, fitore me Uellsin

Ka fituar 1-0 kunder Uellsit, ekipi kombetar i U-19, qe merr pjese me Turneun “Roma Caput Mundi” te Romes, Ekipi i drejtuar nga Arjan Bellai ka mundur ne diten e dyte te ketij aktiviteti homologet e Uellsit. Pjesa e pare e ndeshjes eshte mbyllur me rrjeta te paprekura. Ne minuten e 53 , Marko Cemo eshte ndeshkuar me kartonin e kuq dhe skuara ka mbetur me 10 lojtare. Tre minuta me pas Valdrin Mustafa, ka shenuar golin e fitores. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri ne fund te takimit. Ne ndeshjen e trete per grupin B te turneut, Shqiperia do te luaje kunder Lacios. Ky takim i luajtur sot, eshte ndjekur edhe nga Paolo Tramezzani, ndihmestrajner i ekipit tone kombetar.