U-19 femrat, Shqipëria fiton 1-0 ndaj Kosovës - FSHF

U-19 femrat, Shqipëria fiton 1-0 ndaj Kosovës

Kombëtarja e femrave mosha U-19 ka fituar me rezultatin 1-0 sot në ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës, në ndeshjen e zhvilluar sot në orën 12:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Shqipërinë e femrave mosha U-19, falë golit të sulmueses Esi Lufo në minutën e 45 të kësaj pjese. Ka qenë një lojë shumë e mirë e vajzave të drejtuar nga trajneri Dede.

Në pjesën e dytë të rejat e kombëtares kanë zhvilluar gjithashtu një lojë të mirë, kanë realizuar disa sulme por nuk e kanë thelluar rezultatin.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Meriem Isa, Katerina Simoni, Blerina Morina, Sara Gila, Xhilda Xhymerti, Mesuaro Begallo, Esi Lufo, Vanesa Levenaj (c), Ilaria Zarka, Markela Beejleri, Eni Sulo

Trajneri Dede u shpreh: “Si ndeshje testuese ishte përballje interesante dhe vlerësoj lojën e vajzave dhe sidomos prurjet e reja të cilat premtojnë shumë. Nëse do të rritemi fizikisht do të kemi mundësi në eliminatoret e kësaj moshe.”