U-18/ Shqipëria do të luaj dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut - FSHF

U-18/ Shqipëria do të luaj dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja e Shqipërisë, mosha U-18 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut në qytetin e Librazhdit, stadiumi “Sopoti”.

Përballjet midis dy vendeve fqinjë, do të luhen në datat 23 dhe 25 prill. Ndeshja e parë do të zhvillohet në orën 16:00 dhe ndeshja e dytë në orën 13:00. Ekipi i drejtuar nga trajneri Nevil Dede do të grumbullohet pikërisht ditën e hënë datë 22 prill, ku dhe do të bëjë të ditur listën e futbollistëve të grumbulluar.

Hyrja për tifozerinë do të jetë falas në të dyja ndeshjet në stadiumin “Sopoti” Librazhd.


Duke kontrolluar karten...