U-18 / Shqipëria luan miqësoren e parë me Rumaninë - FSHF

U-18 / Shqipëria luan miqësoren e parë me Rumaninë

Shqipëria U-18, e drejtuar nga trajneri Olsi Uku, është mundur me rezultatin 2-0 nga bashkëmoshatarët e Rumanisë në ndeshjen e parë e parë miqësore të zhvilluar ditën e sotme në Qendrën Stërvitore të Federatës Rumune të Futbollit.

Kuqezinjtë e kanë filluar shumë keq ndeshjen duke u ndëshkuar me dy gola të shpejtë në minutën e 6-të dhe në minutën e 10-të. Të dy gola që kanë ardhur si pasojë e mospërqendrrimit nga mbrojtja që është befasuar nga një veprim individual në golin e parë dhe një goditje me kokë brenda zonës së vogël në të dytin. Gradualisht skuadra e trajnerit Uku e ka ekuilibruar lojën duke ju afruar dhe portës kundërshtare në disa momente, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Me dy golat e pësuar në 10 minutat e para u mbyll dhe kjo ndeshje duke mos pasur më asnjë gol. Kombëtarja U-18 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ceka, Ismajli, Gega (’85 Shabani), Avduli, Kuci, Osma (’45 Nuhaj), Gjumsi (’75 Xhaka), Arapi (’75 Alinani), Nikaj, Asllani (’85 Bali), Musai (’45 Cahani).

Të enjten, më datë 15 Gusht, do të zhvillohet dhe ndeshja e dytë miqësore po ndaj Rumanisë në Buftea.