U-18, Shqipëria luan miqësoren e dytë ndaj Rumanisë  - FSHF

U-18, Shqipëria luan miqësoren e dytë ndaj Rumanisë 

Kombëtarja U-18 e drejtuar nga trajneri Olsi Uku, është mundur 4-1 nga përfaqësuesja e Rumanisë në ndeshjen e zhvilluar sot në orën 18:00, në qendrën e ekipeve kombëtare të Rumanisë. 

Përfaqësuesja jonë në këto dy ndeshje ka provuar shumë lojtarë të cilët grumbulloheshin për herë të parë, lojtarë të cilët janë në orbitën e ekipit U-19 për edicionin e ardhshëm. Në këto dy teste miqësore trajneri Uku ka provuar të gjithë lojtarët për të vëzhguar të gjithë elementët. Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Cahani në kohën shtesë ’90+1.

Skuadra jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ceka, Ismajli , Nuhaj, Kuci, Gega, Arapi, Asllani, Alinani, Gjumsi, Gerxhaliu, Nikaj. (U aktivizuan: Alimucaj, Cerriku, Avduli, Musai, Gaxha, Bali, Cahani)