U-18 / Shqipëria fillon grumbullimin për turneun Kvarnerska Rivijera 2019 - FSHF

U-18 / Shqipëria fillon grumbullimin për turneun Kvarnerska Rivijera 2019

Shqipëria U-18 do të marrë pjesë në një turne miqësor që zhvillohet në Rijeka nga data 27 Maj deri më datë 2 Qershor. Kvarnerska Rivijera 2019 është një turne ndërkombëtar që organizohet nga klubi kroat i Rijekës dhe në të marrin pjesë 16 skuadra të ndara në katër grupe.

18 vjeçarët kuqezi fillojnë grumbullimin më 23 maj në qytetin e Durrësit, ku do të zhvillojnë dhe seancat stërvitore deri para nisjes për në Kroaci. Skuadra do të drejtohet nga dyshja Ilir Biturku-Olsi Uku dhe nën urdhërat e tyre do të jenë plot 20 lojtarë. Kuqezinjë debutojnë në këtë turne më datë 27 Maj, me ndeshjen ndaj kroatëve të NK Orijent. Më datë 28 Maj zhvillohet ndeshja e dytë e grupit B, ndaj italianëve të Venecias dhe më datë 29 Maj përfundon faza në grupe me ndeshjen ndaj NK Vinodol. Të treja ndeshjen fillojnë në orën 16:30.

Lista e lojtarëve të grumbulluar: