U-18/ Shqipëria debuton me fitoren në turneun "Kvarnerska Rivijera 2019" - FSHF

U-18/ Shqipëria debuton me fitoren në turneun “Kvarnerska Rivijera 2019”

Shqipëria U-18 e drejtuar nga dyshja Ilir Biturku dhe Olsi Uku, ka debutuar me fitore ndaj NK Orijent të Kroacisë, falë golit në minutën e 73-të nga mesfushori Armelindo Mema që aktivizohet në rradhët e QPR, në ndeshjen e parë të turneut “Kvarnerska Rivijera 2019”.

Kuqezinjtë luajtën me këtë formacion: Ceka, Ismaili, Doda, Kuci, Zahi, Gjini, Kuqi, Zotaj (’54 Fetaj), Mema, Gjumsi (’68 Musai), Cormusai (’65 Stafa). Përfaqësuesja jonë do të zhvillojë ndeshjen e rradhës ndaj Venezias ditën e nesërme ora 16:30.


Duke kontrolluar karten...