U-17/ Turneu zyrtar i UEFA-s, Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Portugalisë - FSHF

U-17/ Turneu zyrtar i UEFA-s, Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Portugalisë

Shqipëria U-17, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka humbur në ndeshjen e zhvilluar sot në orën 16:00 në Portugali ndaj vendasve me rezultatin 4-0, sfidë e vlefshme për turneun zyrtar të UEFA-s.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 për Portugalinë me gola të shënuar nga Ferreira ’26 dhe Nabian’36. Pjesën e dytë, kuqezinjtë kanë tentuar në disa raste të shënojnë në portën kundërshtare por pa sukses. Portugezët, kanë shënuar sërish në minutën e 53’të me anë të Fernandes dhe Gomez në minutën e 87.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Rroku, Mehmeti, Preka, Cehu, Mitaj, Sula, Lusha, Mata, Janaqi, Bytyqi, Dervishi. Kombëtarja U-17 do të zhvillojë edhe 2 ndeshje për këtë turne zyrtar:

16 nëntor/Ukrainë-Shqipëri
19 nëntor/Shqipëri-Gjeorgji