U-17 / Shqipëria mundet nga Maqedonia Veriut - FSHF

U-17 / Shqipëria mundet nga Maqedonia Veriut

Shqipëria e 17 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, është mundur sot me rezultatin 2-0 në ndeshjen miqësore të luajtur ndaj Maqedonisë së Veriut në stadiumin “Skëndërbeu” të qytetit të Korçës. Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore me fqinjët maqedonas, pas asaj që u zhvillua dy ditë më parë në Ohër.

Ndeshja ka filluar e qetë, me të dy skuadrat që në minutat e para kanë studiuar kundërshtarin. Maqedonasit gradualisht kanë marrë kontrollin e lojës dhe në minutën e 16-të, Borshe Gogov kaloi në avantazh fqinjët. Skuadra e Beqirit reagoi duke krijuar dy mundësi shënimi por nuk u finalizuan me sukses. Në minutën e 40-të, Maqedonia e Veriut shënon dhe golin e dytë me anë të Filip Talakov, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë janë hedhur në sulm për të ndryshuar rezultatin por mbrojtja kundërshtare ka qënë hermetike dhe nuk arritën të shënojnë. Me rezultatin e 2-0 të shënuar në pjesën e parë u mbyll dhe kjo miqësore e dytë e 17 vjeçarëve.

Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Bukova, Cehu, Etemi, Zalli, Leka, Janaqi, Hajdaraj, Sula, Mata, Hajdari, Dervishi