U-17/ SHQIPËRIA HUMBET MIQËSOREN NDAJ KOSOVËS NË SHKODËR

Kombëtarja U-17 e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic ka humbur në testin e parë miqësor Shqipëri 0-1 Kosovë, që u zhvillua sot në stadiumin “Loro Borici” Shkodër, në orën 16:00. Golin e vetëm që i dha fitoren Kosovës e shënoi futbollisti Leonard Zeqiri në pjesën e dytë në minutën e 65-të. Përfaqësuesja e U-17 do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore në datën 11 shtator në stadiumin e Shkodrës ora 16:00, ky hyrja për sportdashësit do të jetë falas.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ceka, Sulovari, Shehu, Smajlaj, Zaimi, Doda, Preka, Stafa, Arapi, Altindag, Kotrri.