U-17 / Shqipëria barazon në miqësoren e dytë ndaj Malit të Zi - FSHF

U-17 / Shqipëria barazon në miqësoren e dytë ndaj Malit të Zi

Shqipëria e 17 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka luajtur ditën e sotme ndeshjen e dytë miqësore me bashkëmoshatarët e Malit të Zi. Ndeshja është mbyllur në barazimin e bardhë 0 me 0, përtej rasteve të shumta për shënim dhe dominimit në lojë që kanë shfaqur kuqezinjtë tanë.

Pjesa e parë ka filluar me dominim total të skuadrës tonë, e cila merr menjëherë në kontroll frenat e lojës dhe kërkon portën kundërshtare nëpërmjet aksioneve të rrjedhshme. Kapiteni Mitaj ishte ai që ju afruar më shumë golit, por fati nuk ishte me të si në ndeshjen e parë dhe topi i goditur prej tij përfundoi në shtyllë. Fraksioni dytë i lojës nis ashtu siç përfundoi e para, me skuadrën e Beqirit që kërkon fitoren dhe malazesët që qëndrrojnë në gjysëmfushën e tyre. Dy herë të tjera i afrohen golit me anë të Torës dhe Lushës por asnjë nuk përfundon në rrjetë. Gjithçka mbyllet 0 me 0, dhe këtu përfundojnë edhe miqësoret për skuadrën e Beqirit që në muajin nëntor do të luajë “Qualifying Round”, ku do të përballen me vendasit e Portugalisë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Rroku; Zali; Mehmeti; Krasniqi; Janaqi; Mitaj; Mahmuti; Lusha; Dervishi; Bytyqi; Kasemi. (U aktivizuan: Tora; Mata; Papa; Gjuzi; Preka; Simoni; Spahija; Asallari; Çereni)