U-17/ “Mercedes Benz Aegean Cup”, Shqipëria luan të martën ndaj Irlandës për vendin e tretë - FSHF

U-17/ “Mercedes Benz Aegean Cup”, Shqipëria luan të martën ndaj Irlandës për vendin e tretë

Shqipëria U-17, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, do të luaj ditën e martë datë 21 janar 2020, sipas rregullores së turneut, ndaj Republikës së Irlandës për vendin e tretë të turneut miqësor “Mercedes Benz Aegean Cup”, që po zhvillohet në Turqi.

Kuqezinjtë e vegjël kanë luajtur ndeshjen e fundit në grup ditën e sotme ndaj Koresë së Jugut ku jemi mundur me rezultatin 2-0. Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura. Skuadra e Beqirit ka rrezikur në disa raste por pa sukses. Pjesën e dytë koreanët janë treguar më të saktë, duke shënuar në minutën e 48-të dhe në fundin e ndeshjes, minutën e 80-të. Dy ndeshjet e para kuqezinjtë i kanë fituar me rezultatin 1-0, ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Simoni, Halili, Pano, Miftari, Stafa, Cela, Blakqori, Kote, Deda, Neziri, Cereni (c). U aktivizuan: (Kacanolli, Tahiri, Beluli, Musai).