U-17/ Elvin Beqiri zbardh listën e futbollistëve për turneun zyrtar të UEFA-s në Portugali - FSHF
elvin beqiri, erdis cepele ne konference per shtyp, 4 nentor 2019

U-17/ Elvin Beqiri zbardh listën e futbollistëve për turneun zyrtar të UEFA-s në Portugali

Trajneri i kombëtares U-17, Elvin Beqiri ka dalë sot në një konferencë për shtyp, në FSHF, ku ka zbardhur listën e futbollistëve të grumbulluar për turneun zyrtar kualifikues të UEFA-s për grupmoshën U-17. Ky turne do të zhvillohet në Portugali dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e 8, së bashku me portugezët, Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Ndeshjet e këtyre eliminatoreve do të zhvillohen në datat 13-19 nëntor 2019.

Beqiri në fjalën e tij përpara medias u shpreh: “Në radhë të parë, përshëndetje të gjithëve, ne në fakt kemi 1 vit që po punojmë me këtë brez lojtarësh dhe jemi munduar të gjejmë lojtarët më cilësor. Në mënyrë që të përfaqësohemi sa më mirë në turneun zyrtar të UEFA-s, që do të zhvillohet në Portugali në datat 13-19 nëntor. Sa i përket gjëndjes së lojtarëve dhe paraqitjes së tyre, gjej rastin të falenderoj federatën dhe sektorin e ekipeve kombëtare për kushtet dhe mundësitë, në grumbullimet që kemi zhvilluar. Kryesorja në këtë turne për ne si U-17, është paraqitja sa më dinjitoze dhe sigurisht kjo lidhet edhe me rezultatin në fushën e blertë. Ne jemi kërkues pasi i njohim vlerat dhe cilësitë e skuadrës, i kemi situr mirë të gjitha prurjet derisa kemi ardhur në këtë skuadër. Objektivi ynë është që futbollistët ti dërgojmë hap pas hapi nga kombëtarja aktuale tek U-19, e deri tek kombëtarja A.”

Video e plotë:

Lista e futbollistëve të grumbulluar:

Ndeshjet Kualifikuese:
13 nëntor/ Portugali-Shqipëri
16 nëntor/Ukrainë-Shqipëri
19 nëntor/Shqipëri-Gjeorgji