U-16/ Shqipëria barazon sërish në turneun “Etlinger 2019” - FSHF

U-16/ Shqipëria barazon sërish në turneun “Etlinger 2019”

Shqipëria U-16, e drejtuar nga trajneri Elvis Sina, ka barazuar sërish në ndeshjen e dytë të luajtur sot në orën 16:00 përballë Dinamo Brest me rezultatin 1-1, e vlefshme për turneun “Etlinger 2019”.

Për kuqezinjtë e vegjël ky është barazimi i dytë pas rezultatit 2-2 ndaj skuadrës së SPAL në ndeshjen e zhvilluar paradite në orën 11:30. Kombëtarja jonë ka kaluar e para në avantazh në minutën e 4-t të pjesës së parë, falë golit të Adrian Nezirit, dhe me këtë rezultat është mbyllur fraksioni i parë i lojës. Në pjesën e dytë përfaqësuesja jonë ka krijuar shumë raste por pa fat në portën e kundërshtarit. Dinamo Brest në minutën e 57-të e ka kapur në befasi U-16 dhe ka ekuilibruar rezultatin. 1-1 mbyllet ndeshja e dytë e turneut.

Në datë 8 Qershor, kuqezinjtë e vegjël luajnë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup, ndaj Dinamo Zagreb në orën 17:30.