U-16/ Dëmtohet Kristian Rroku, në vend të tij vjen portieri Redon Gega i SH.S Pepa - FSHF

U-16/ Dëmtohet Kristian Rroku, në vend të tij vjen portieri Redon Gega i SH.S Pepa

Ka ndryshime në listën e futbollistëve të kombëtares U-16, e cila po merr pjesë në turneun “UEFA Development 2019” që po zhvillohet në Slloveni, në datat 3-8 prill.

Për arsye dëmtimi portieri Kristian Rroku i cili aktivizohet në rradhët e Olympiacos do të lërë grumbullimin dhe në vend të tij është afruar portieri i SH.S Pepa, Redon Gega. Shqipërinë U-16 po e drejton trajneri Elvin Beqiri.

Përfaqësuesja jonë do të zhvilloj ditën e nesërme ndeshjen e dytë përballë Italisë dhe në datën 8 përballë Sllovenisë vendase, ndeshjen e parë humbëm me penallti ndaj Perusë.