U-15 / Shqipëria luan ndeshjen e tretë në “Friendly Development Tournament” - FSHF

U-15 / Shqipëria luan ndeshjen e tretë në “Friendly Development Tournament”

Shqipëria U-15, e drejtuar nga trajneri Armand Dama, ka luajtur ditën e sotme në Shkup ndeshjen e tretë të turneut miqësor “Friendly Development Tournament”, kundër vendasve të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja e tretë e këtij turneu ka përfunduar me rezultatin 2-1 për vendasit e Maqedonisë së Veriut. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 1-0, pas një penalltie të dhënë në mënyrë të pasaktë nga arbitri vendas. Fraksionin e dytë të ndeshjes ka barazuar Hysa për Shqipërinë, minuta e 45-të. Kuqezinjtë e vegjël kanë tentuar të gjejnë golin e avantazhit, por pa sukses, e në minutën e 55, Maqedonia e Veriut ka shënuar sërisht duke fituar me rezultatin 2-1.

Përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Kiri, Muca, Hasanago, Baca, Gjergji, Kaba, Syla, Musa, Kasa, Fikaj, Xhexhi.