U-15 / Shqipëria luan ndeshjen e dytë në “Friendly Development Tournament” - FSHF

U-15 / Shqipëria luan ndeshjen e dytë në “Friendly Development Tournament”

Shqipëria U-15, e drejtuar nga trajneri Armand Dama, ka luajtur ditën e sotme në Shkup ndeshjen e dytë të turneut miqësor “Friendly Development Tournament” kundër fqinjëve të Malit të Zi.

Ndeshja e dytë e këtij turneu ka përfunduar me rezultatin 3-0 për Malin e Zi. Pjesa e parë ka parë një lojë të luftuar, me një lojë të kujdeshme dhe me skuadrat që kanë dashur të studiojnë lojën e njëri-tjetrit. Në minutën e 13-të kanë qënë malazezët që kanë kaluar në avantazh, dhe me këtë gol u mbyll dhe pjesa e parë. Fraksioni i dytë nis me shumë zëvëndësime për skuadrën tonë, që ka provuar të gjithë elementët e grumbulluar. Në minutën e 50-të, Mali Zi shënon golin e dytë, ndërkohë që në minutën e 60-të trefishojnë duke shënuar pas një penalltie. Kuqezinjtë e vegjël do të luajnë më datë 30 Gusht ndeshjen e tretë të këtij turneu, ndaj vendasve të Maqedonisë së Veriut.

Shqipëria zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Poljana; Muca; Hasanago; Gjergji; Musta; Hysa; Kasa; Syla; Kaba; Shtraza; Xhixha