U-15/ Shqipëria fiton miqësoren ndaj Malit të Zi - FSHF

U-15/ Shqipëria fiton miqësoren ndaj Malit të Zi

Shqipëria U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj ka fituar sot me rezultatin 3-0 ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kjo përballje me fqinjët malazez u luajt në orën 12:00 dhe do të pasohet nga një tjetër ndeshje miqësore në qendrën e ekipeve kombëtare në Podgoricë, datë 24 nëntor ora 11:00. Golin e parë për përfaqësuesen tonë e shënoi Cereni në minutën e parë të ndeshjes dhe me rezultatin 1-0 mbylljet pjesa e parë e cila kronometron 35 minuta për këtë grupmoshë. Pjesën e dytë futbollistët e drejtuar nga Memushaj e kanë gjetur portën e portierit kundershtar edhe dy herë të tjera, minutën e 39-të Maksuti dhe golin e fundit të fitorës e shënoi Halilaj në minutën e 53-të. Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ujkaj (c), Kreka, Zhuzhi, Abazaj, Cipi, Bajraktari, Kote,Rahimi, Maksuti, Toma, Cereni.